28.08.2016 · përditësuar para 3626 dite1 min lexim
Klubi i Everton-it ka konfirmuar se një tifoz që u sëmur gjatë ballafaqimit të Everton me Stoke City të shtunën ka ndërruar jetë, njofton Goal, përcjellë Klan Kosova.
51 vjeçari, të cilit nuk i është zbuluar emri, është trajtuar fillimisht në stadium, dhe më pas është dërguar nga Goodison Park në spital.
Në një njoftim të shkurtër të klubit thuhet se “Në Everton janë thellësisht të trishtuar të njoftojnë se tifozi 51 vjeçar që u sëmur gjatë ndeshjes ka ndërruar jetë”.
“Lutjet dhe mendimet e secilit në klub janë me familjen dhe miqtë e tij”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.