Tifozi dardan, Ari Berisha, bëri me dije se disa nga tifozët kosovarë u sulmuan edhe me shishe, në ndeshjen e mbrëmshme të kombëtares së Kosovës në Greqi. Ndër ta edhe një vogëlushe, por fatmirësisht, nuk mori lëndime serioze.
Në një lidhje telefonike, në Klan Kosova.fm, ai tha se përgjegjësinë për gjithë incidentet në stadium, ku tifozët grekë hodhën edhe flakadanë mbi ata kosovarë, e ka policia vendëse.
Sipas tij, forcat e rendit nuk i kontrolluan fare tifozët kur hynë në stadium.
“Ne i lam gjësedendet tona në makina, por kur erdhëm te hyrja policia nuk na kontrolloi fare. Kështu, tifozët grekë kanë mundur të futen në stadium me gjithçka që kanë dashur”, tha ai.
Berisha kujtoi edhe momentin kur policia i lejoi disa tifozë vendës të afrohen te mysafirët më një flamur provokues.
“Një grup që se dinim a janë grekë, apo serb, erdhën pranë neve me një flamur të Serbisë”, tha ai.
Sipas këtij tifozi, nga Kosova në stadium ishin rreth 200 veta që shkuan të organizuar, derisa mes tyre kishte edhe grupe familjare.
●●●
BXSHKRIMI NGA
B X
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.