Lajmet e fundit
Qëndrimi i uellsianit në Bernabeu po duket përditë më i pamundur me tifozët që kërkojnë largimin e tij.

Tifozët e Real Madridit janë të pakënaqur nga performanca e lojtarëve te skuadrës së tyre.
Sipas një sondazhi të bërë nga e përditshmja sportive madrilene Marca, mbi 50 për qind e tifozëve duan që Gareth Bale të largohet nga ekipi.
Ish-mesfushori i Tottenhamit, i cili i kushtori Realit 100 milion euro, nuk ka arritur t’i tregoje vlerat e veta gjatë këtij sezoni dhe shpesh here ai është fërshëllyer vazhdimisht nga tifozët.
Ndërkohë, 70 për qind e tifozëve madrilene mendojnë se Cristiano Ronaldo e ka vendin tek Real Madridi dhe se nuk duhet të largohet.