Sonte zhvillohet finalja midis Spanjës dhe Anglisë në EURO 2024.
Ekipi i Klan Kosovës po qëndron në Berlin ku do të zhvillohet finalja, dhe para stadiumit ata kanë hasur në një grup tifozësh spanjollë.
Ata kanë kënduar para kamerës së Klanit, duke ia uruar ditëlindjen yllit të ri të kombëtares së tyre, Lamine Yamal.
Fenomeni Yamal përndryshe dje mbushi 17 vjeç, dhe është ndër më të spikaturit e këtij kampionati.
https://www.youtube.com/watch?v=RetYDLjxBtU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.