Lajmet e fundit

Tifozët e Spanjës e kanë pritur armiqësisht Gerard Pique, pasi mbrojtësi mbështeti pavarësinë e Katalunisë.
Të veshur me ngjyrat e Spanjës, ata kanë drejtuar fyerje të ndryshme kah Pique, duke i kërkuar që të largohet nga përfaqësuesja spanjolle.
“Pique, bastard, largohu nga skuadra kombëtare”, lexohej në një kartelë, ndërsa në një tjetër shkruhej: “Pique: Spanja është kombi yt”.
Gjithashtu edhe trajneri Julen Lopetegui ka marrë disa vërshëllima për shkak të grumbullimit të mbrojtësit të Barcelonës, i cili megjithatë është shfaqur i qetë dhe i pashqetësuar: “Nuk kam gjë tjetër për të shtuar, kam thënë gjithçka”, është shprehur ai.
http://www.dailymotion.com/video/x62zlpa