Një incident ka ndodhur gjatë stërvitjes së kombëtares së Serbisë në Augsburg tw Gjermanisë, në prag të nisjes së Kampionatit Evropian.
Kjo pasi gjatë kohës sa ishin brenda stadiumit “Rosenau” është hedhur një mjet piroteknik nga tribunat e tifozëve.
Kombëtarja serbe edhe para nisjes së stërvitjeve u ballafaquan me një incident, me të mbërritur në hotel, raporton Bild,de, transmeton Klankosova.tv.
Tifozët shqiptarë i “mirëpritën” lojtarët serbë me muzikë të lartë, duke brohoritur dhe duke ua treguar shqiponjën dykrenare.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.