Disa tifozë rusë dhe serbë kanë provokuar sot në ndeshjen mes tenistit serb, Novak Gjokoviq dhe atij rus, Andrey Rublev, duke shfaqur simbolin ‘Z’, fytyrën e presidentit rus, Vladimir Putin, si dhe flamuj rusë.
Pas ndeshjes, tifozët rusë dhe serbë u bashkuan duke mbajtur flamuj, disa prej tyre me fytyrën e Putinit, duke brohoritur "Rusia, Serbia, Rusia, Serbia", njofton Klankosova.tv.
https://twitter.com/tumcarayol/status/1618211398177423360?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1618211398177423360%7Ctwgr%5E14238fd83d14ffaef3f9adfb286a366cb68c225a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.lrt.lt%2Fnaujienos%2Fsportas%2F10%2F1874958%2Ftesiasi-provokacijos-australian-open-plazdejo-rusijos-veliavos-aidejo-skanduotes
Të njëjtit po ashtu kanë kërcënuar rojet e sigurisë dhe katër prej tyre tani po merren në pyetje nga policia.
“Katër persona në turmën që po dilnin nga stadiumi zbuluan flamuj dhe simbole të papërshtatshme dhe kërcënuan rojet e sigurisë”, thuhet në një deklaratë të Tenis Australia.
Tenistët nga Rusia dhe Bjellorusia nuk kanë qenë të lejuar të luajnë nën flamujt e kombit të tyre që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Organizatorët e Australian Open kanë ndaluar shfaqjen e flamujve të Rusisë dhe Bjellorusisë.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.