Lajmet e fundit
Tifozët e Real Madridit janë shprehur 'pro' një largimi të mundshëm të Sergio Ramos nga Santiago Bernabeu.

Me të ardhmen e paqartë të Sergio Ramos, AS ka hapur një anketë, ku mund të votohet për ose kundër largimit të Ramos nga Real Madridi. Rezultatet tregojnë se mbi 55 përqind të njerëzve mendojnë se ai duhet të largohet nga kryeqyteti spanjoll.
Shumë raportime kanë qarkulluar për të ardhmen e qendërmbrojtësit. Nga dëshira për tu larguar nga klubi pasi nuk ndihet i vlerësuar, tek largimi për shkaqe financiare dhe deklaratat e nënës së tij se ai do që të qëndrojë në Madrid deri tek mendimi i përgjithshëm që transferimi i tij do të ishte një përforcim i madh për Van Gaal.
Siç edhe është njoftuar, Real Madrid kërkon 90 milionë euro për ta lejuar Ramosin të largohet dhe shumica e të pjesëmarrësve në këtë anketë pajtohen me këtë gjë, ose se paku që ai të mos shitet nën 60 milionë euro.