Lajmet e fundit

Pas sulmit që ndodhi të martën në drejtim të autobusit në të cilin gjendeshin futbollistët e Manchester United, ku po udhëtonin për në West Ham, drejtuesit e klubit nga Londra kanë premtuar se do të marrin masa ndaj tifozëve që kryen këtë sulm.
Vizita e Djajve të Kuq në Upton Park u shoqërua me trazira, ku cak i tyre thuhet se ishte portieri David De Gea.
Një sjellje e tillë e tifozëve është e papranueshme, ndaj dhe është premtuar se ata që kanë bërë këto veprime do të përjashtohen përjetësisht nga ndjekja e ndeshjeve të West Ham.
Identfikimi i kryersve të këtij akti do të identifikohen në bashkëpunim me policinë, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.