Lajmet e fundit

Tifozët e Vllaznisë në protestë para Bashkisë për keqmenaxhimin e klubit kuqeblu.
Vllaznia ka zero pikë në klasifikim në këtë fillim sezoni ku i ka humbur të 4 takimet e luajtura,dhe nuk njeh fitoren prej plot 12 ndeshjesh duke llogaritur këtu edhe takimet e fundit të sezonit të kaluar në Superiore, një pikiatë e frikshme me skuadrën më të vjetër në vend, që me këtë ritëm, rrezikon të bjerë për herë të parë në historinë e saj nga Kategoria.
Administrimi i klubit nga Bashkia e qytetit ka rezultuar një dështim i vërtetë me Vllazninë e traditës që në këto vitet e fundit asnjëherë nuk ka qenë në gjendje të konkurojë për titullin, apo zonën e lartë të klasifikimit, cka ka bërë që durimi i tifozëve të soset.
Grupimi i organizuar i tifozëve të Vllaznisë, “Vllaznit Ultras” kanë njoftuar në rrjetet sociale se të hënën e ardhshme do të zhvillojnë një protestë masive para Bashkisë Shkodër duke fituar të bëhen pjesë e saj të gjithë fansat e skuadrës.
Tifozët kërkojnë gjithashtu dhe zgjidhjen e situatës në të cilën ndodhet klubi, nëpërmjet afrimit të një sponsori apo marrjes së tij nga një President, pasi koha ka treguar se në 4 vite Bashkia dështoi për të menaxhuar sic duhet klubin e futbollit, si dhë vënien në dispozicion të autobuzave për tifozët që duan të ndjekin skuadrën në transferta.