Lajmet e fundit

Futbollisti me prejardhje nga Kosova Granit Xhaka, ishte në qendër të mediave këtyre ditëve.
Ai ishte në ballinat e çdo mediumi anglez pas ndeshjes me Crystal Palace, pas një incident me tifozët e klubit ku edhe luan Arsenal.
Xhaka njëherit është edhe kapiten.
Reprezentuesi zviceran u vërshëllye nga tifozët teksa ishte duke u zëvendësuar në minutën e 61-të, ndërsa reagimi i tij la shumë për të dëshiruar.
27 vjeçari kishte fyer tifozët pasi ishte nervozuar për shkak të zëvendësimit të tij nga trajneri Unay Emery.
Kjo ka shkaktuar reagime të mëdha dhe është vënë në pikpyetje e ardhmja e lojtarit në Londër.
Në një sondazh nga gazeta angleze ”The Sun”, 75 për qind të votuesve kanë dhënë mendimin se Xhaka duhet të shitet në janar, kurse 25 përqind e tyre mendojnë se ai meriton vetëm një gjobë nga klubi.
Ndryshe, Granit Xhaka, sonte nuk do të paraqitet kundër Liverpool në kuadër të Carabao Cup.