Lajmet e fundit
Pas një periudhe paqartësish, asi brazilian vendosi të largohet, gjë të cilën tifozët katalunas nuk mund t'ia fallin, ndaj kanë nisur d'ia djegin fanellën

Tifozët e Barcelonës nuk po mund të kapërdijnë asesi kalimin e Neymarit te PSG.
Sulmuesi brazilian gjatë këtij afati, do të largohet nga Barcelona për të kaluar në kryeqytetin e spanjoll,pasi skuadra e PSG do të paguajë klauzolën për lirimin e tij, në vlerë prej 222 milionë euro.
Në shenjë pakënaqësie, tifozët e Barcelonës kanë filluar të djegin fanellën e Neymarit me numër 11.
Përndryshe Barcelona pak më parë njoftoi se ka marrë edhe zyrtarisht ofertën e PSG-së për Neymarin, të cilën e kanë pranuar duke respektuar klauzolën, por operacionin për finalizimin e saj ia kanë besuar UEFA-së.