Lajmet e fundit

Tirana ka pësuar humbje me rezultat minimal 0:1 nga ekipi boshnjak Zrinjski, në kuadër të Conference League.
Pas ndeshjes së luajtur në "Air Albania", pati skena kaotike jashtë këtij tempulli sportiv.
Tifozët e ekipit nga Bosnja dhe Hercegovina, u përleshen me policinë shqiptare.
Në pamje shihet se tifozët e sulmojnë policinë me karrige dhe sende të forta.
Me këtë rast policia ka përdorur gazin lotsjellës, për ta shpërndarë turmën.
Organet e rendit i kanë shoqëruar po ashtu edhe disa tifozë në stacionin policor, shkruan Abcnews.al, përcjell Klankosova.tv
Momentin e përleshjes mund ta shihni KÊTU