Tifozat e kuqezinjëve sot u parashikua të mblidheshin në Westpark të Dortmundit, por si pasojë e paralajmërimeve për stuhi, ky vendtakim u anulua.
Faqja zyrtare e tifozëve kuq e zi, ka njoftuar të gjithë pjesëmarrësit se ata do të mblidhen në Kampstraße/Reinoldikirche, shkruan Klankosova.tv.
Atmosfera para ndeshjes do të fillojë në të njëjtin orar, 14:00 por marshimi për në stadium në grup do të bëhet në orën 16:45 me këtë itinerar:
Kampstraße - Rheinische Straße - Möllerstraße/Lindemannstraße - Hyrja D.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.