Lajmet e fundit

Ju prezantojmë me Tiffany Trump, vajzën e republikanit, i cili shpreson të bëhet president, Donald Trump.
21 vjeçarja bën atë që shumica e vajzave të reja dhe të shëndetshme bëjnë – udhëton për në Hamptons, poston fotografi në Instagram për ndjekësit e saj dhe e do dhe e mbështetë babain e saj në mënyrë të pakushtëzuar, transmeton Klan Kosova.
Ajo është vajza e Donald Trump me ish bashkëshorten e tij Marla Maples.
Tiffany është e lidhur ngushtë me faqen “Rich Kids Of Instagram” (Fëmijët e Pasur të Instagramit)
Ajo cilësohet si një personalitet shoqëror i posaformuar.
Tiffany po ashtu është parë të argëtohet mjaft në koncertin e Jason Derulo në Hamptons.
Ajo është rritur në Kaliforni, larg nga vëllezërit dhe motrat e saj të bregut lindor.
Është përkrahëse e fuqishme e babait të saj, duke qenë prezente edhe kur ai e bëri publike kandidaturën e tij.
Po ashtu e ka shoqëruar edhe në Ohio për debatin republikan dhe duke postuar statuse në rrjetet sociale të kampanjës së tij.