Lajmet e fundit

Debati mes Metit dhe Shqipes, pasditen e kësaj të diele ka vazhduar, ata e nisën nga dhoma e grimit e dolën deri në kuzhinë për të debatuar me njëri-tjetrin pa u ndalur.
Shkak i këtij debate ishin zhvillimet e djeshme dhe zënkat mes Metit dhe Edonës.
Shqipja i tha Metit se në atë debat të drejtë nuk kishte Meti me formën se si iu drejtua Edonës kur i tha që të ulej dhe të mos sillej.
Ndërkaq, Meti ia ktheu duke i thënë: “Ti po e luan gjykatësen në këtë rast”.