Memphis Grizzlies ka arritur të fitojë me avantazh prej 73 pikësh ndaj Oklahoma City Thunders, duke e thyer rekordin për fitoren më të thellë në histori të NBA-së.
Vendësit triumfuan me rezultat 152-79, duke i dominuar fuqishëm që të katër çerekët.
Jaren Jackson kontribuoi më së shumti me pikë te Grizzlies, me 27 sosh të shënuara.
Fatkeqësisht për Oklahomën, ky rekord po thyhet sërish kundër tyre, pasi ndaj tyre ishte shënuar fitorja paraprake më thellë, ajo e Indiana Pacers, prej 57 pikësh avantazh, 152-95.
https://www.youtube.com/watch?v=DzQWfcQAbII
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.