Moto GP është një ndër kampionatet më të paparashikueshme dhe më dramatike në sportet e shpejtësisë.
Kjo është duke u dëshmuar edhe këtë sezon kur tani pas 7 dekadave është thyer një rekord, përcjell KlanKosova.tv.
Për herë të parë pas vitit 1953 tre motoristë të ndryshëm i kanë fituar tri garat e para.
Tani me inkuadrimin e garës Sprint janë bërë 6 fitues: Enea Bastianini, Aleix Espargaro, Miguel Oliveira, Pecco Bagnaia, Marco Bezzecchi dhe Alex Rins i fundit.
Kjo e arritur ishte regjistruar fillimisht në vitin 1952 me treshen Jack Brett, Reg Armstrong dhe Umberto Masetti.
Më pas një vit më vonë u përsërit i njëjti rezultat me treshen tjetër Ray Amm, Geoff Duke dhe Alfredo Milani.
Gara e radhës në Moto GP do të zhvillohet në shtegun Jerez në Spanjë dhe transmetohet ekskluzivisht në platformën Artmotion.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.