Lajmet e fundit

Interi ka pësuar distaftën e parë në sezonin e ri të Serie A.
Formën e mirë të Nerazzuri e ka ndalë Fiorentina e cila i ka mposhtur ata si mysafire me rezultatin 1:4.
Golat për Fiorentinën i kanë realizuar Ilicic që e ka hapur llogarinë dhe më pas Kalinic ka ardhur me tre gola të tjerë.
Golin e nderit për vendasit e ka realizuar Icardi, transmeton Klan Kosova.
Me këtë humbje skuadra e Mancinit e ka humbur kreun, ku tash gjendet Fiorentina me pikë të barabarta, nga 15.