Lajmet e fundit

Sigurisht që ua zbukuron thonjtë, por efektet anësore të xhelit janë të tmerrshme.
Shumica e njerëzve nuk ndalen për të menduar se çfarë mund t’i shkaktojnë trupit tuaj thonjtë me xhel, duke iu dukur kjo një gjë e parëndësishme.
Studimet e fundit kanë zbuluar se xheli i cili vendoset në thonj përmban njëzet e katër elemente kimike toksike.
Ndër ta është fosfati trifenyl(TPHP), i cili është një element kimik që e pengon sistemin endokrin i cili merret me kontrollimin e hormoneve tona.
Gjithashtu, ai ndikon në metabolizëm, aftësitë reproduktive dhe rregullimin e hormoneve. Gjë kjo alarmante për shkak se shumica e vajzave të reja preferojnë t’i mbajnë thonjtë e tyre me xhel, shkruan 10minuta.
Pa i përmendur 25% e njerëzve të cilët e kanë zakon t’i hanë thonjtë duke mos qenë të vetëdijshëm për numrin e helmeve të cilat po i fusin në trupin e tyre.