Lajmet e fundit
Shefi i neroazurëve ka thënë që objektiv i skuadrës është kualifikimi për në garat e Ligës së Kampionëve edicionin e ardshëm.

Presidenti i Interit, Eric Thohir nuk mungon me mesazhet dhe intervistat duke komentuar sezonin aktual të skuadrës zikaltër që në tre javët e fundit numëron një fitore dhe dy humbje.
Ai ka kwrkuar nga skuadra që të mendojë për sfidën e radhës kundër Atalantës dhe të hedhë pas krahëve humbjet kundër Lazios dhe Sassuolos.
“Shpresoj që Mancini dhe lojtarët të reagojnë menjëherë. Pres që skuadra të ringrihet në transfertën e Bergamos. Nuk duhet të biem në dëshpërim dhe në panik sepse objektivi jonë kryesor është kualifikimi në Champions League. Janë mediat dhe tifozët ata që kërkojnë titullin kampion”.
Një deklaratë që kërkon të heqë sa më shumë përgjegjësi nga skuadra që nuk arrin të gjejë rrugën e vazhdimësisë dhe këtë e tregoi qartësisht disfata në San Siro kundër Sassuolos.
“Ndeshja kundër emiljanëve na ka lënë të gjithëve pa fjalë por ky është futbolli. Kishim 50 % mundësi për të fituar ndeshjen, sulmuam në vazhdimësi por topi nuk hyri në portë”.