Programi “DEVOLLI PËR DIJE” 2026
Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, “Devolli për dije” (DPD) shpall thirrjen vjetore për të gjithë
autorët dhe përkthyesit në gjuhën shqipe, për të marrë pjesë në konkursin për botimin e librave që trajtojnë temat e
ekonomisë, ndërmarrësisë, inovacionit dhe tregtisë.
KATEGORITË E KONKURSIT
- Libër origjinal – nga fusha e ekonomisë, ndërmarrësisë, inovacionit apo tregtisë.
- Libër i përkthyer – përkthim nga një gjuhë e huaj i një vepre të njohur në fushat e mësipërme.
KUSH MUND TË MARRË PJESË
Të gjithë
autorët dhe përkthyesit në gjuhën shqipe, nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, janë të ftuar të marrin pjesë. Autorët mund të konkurrojnë vetëm me libra të tyre origjinalë, kurse përkthyesit konkurrojnë me librat që kanë përkthyer dhe tashmë janë botuar nga ndonjë shtëpi botuese në shqip.
PËRZGJEDHJA DHE ÇMIMET
Një
juri profesionale e “Devolli për dije” do të përzgjedhë:
- Dy librat origjinalë më të dalluar;
- Dy përkthimet më cilësore.
Shpërblimet:
- Për librat origjinalë: 2,000 euro për secilin autor + botimi dhe promovimi i librit.
- Për librat e përkthyer: 1,500 euro për përkthyesin + promovimi i librit.
QËLLIMI
Konkursi “Devolli për dije”, mbështetur nga “Devolli Corporation”, synon të
nxisë krijimtarinë intelektuale, të
promovojë dijen ekonomike dhe sipërmarrëse dhe të
përkrahë autorët shqiptarë në ndarjen e ideve që frymëzojnë zhvillimin e inovacionin.
AFATI I APLIKIMIT
Dorëshkrimet pranohen deri më
17 prill 2026.
Dorëshkrimet mund të dërgohen në adresën zyrtare të programit: devolliperdije@devollicorporation.com