Këngëtari britanik Ed Sheeran, do të paditet në Amerikë, nën dyshimet se kënga e tij hit “Thinking Out Loud”, ka pjesë të vjedhura nga kënga e Marvin Gaye, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Familja e autorit që e ka shkruar këngën Let’s Get it On, thotë se kësaj kënge i janë kopjuar pjesët kryesore.
Të afërmit e Ed Townsend, po kërkojnë që me procese gjyqësore të vlerësohet dhe të vendoset nëse kënga është e kopjuar dhe më pas, familjes t’i paguhet dëmi.
“Vija melodike, harmonike dhe kompozicionet ritmike, janë substancialisht të njëjta me këngën Let’s Get it On”, kanë thënë përfaqësuesit e familjes së Tëonsend.
Ndërsa, Ed Sheeran, ende nuk u ka dhënë asnjë përgjigje këtyre akuzave. Kjo nuk është padia e parë për Sheeran.
Ai tashmë është në proces gjyqësor ku mund të dënohet me 20 milionë dollarë, pasi u padit nga dy muzicientë amerikanë, që thanë se ua kishte kopjuar këngën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.