Lajmet e fundit

Trajneri i ri i Monaco-s, Thierry Henry ka thënë se menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola do të jetë ndikim kyç për të me të nisur karrierën menaxheriale në Francë.
Henry, që ka nisur karrierën profesioniste si futbollist te Monaco, është rikthyer për të marrë pozitën e trajnerit në këtë klub pas shkarkimit të Leonardo Jardim, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
41 vjeçari ka luajtur nën urdhrat e Guardiola-s në Barcelonë.
“Pep është referenca për mua”, ka thënë Henry.
“Shpikjet që kishte para lojës; ai është shumë përpara lojës”.
Henry ka nënshkruar kontratë deri më 2021 me Monaco-n dhe ka lënë menjëherë rolin si asistent të Kombëtarja e Belgjikës.