Lajmet e fundit

Chelsea ka njoftuar se e ka zgjatur kontratën e Thiago Silvas edhe për një vit tjetër, duke e mbajtur në klub deri në vitin 2022.
36-vjeçari u bashkua në një transferim falas nga Paris Saint-Germain verën e kaluar dhe bëri përshtypje në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge, duke u përfshirë në 34 ndeshje në të gjitha garat, raporton SkySport, transmeton klankosova.tv.
"Thiago u ka treguar të gjithëve në Chelsea cilësitë e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë këtij sezoni dhe ai ka pasur një ndikim të madh brenda dhe jashtë fushës për ne", tha drejtoresha e Chelsea, Marina Granovskaia.
"Ne thamë kur ai nënshkroi se shpresonim që Thiago do të shtonte trofe të rinj në listën e tij mbresëlënëse, dhe ai e ka bërë pikërisht atë me suksesin tonë në Ligën e Kampionëve këtë fundjavë”
“Tani shpresojmë që ai të vazhdojë në të njëjtën mënyrë në vitin e ardhshëm ".
Silva fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsea në finalen kundër Manchester City javën e kaluar.