Lajmet e fundit

Lojtari i Paris Saint-Germain, Thiago Motta nuk është në bisedime për një rikthim në Atletico Madrid, thotë agjenti i tij.
Reprezentuesi 32 vjeçar italian tashmë është thuajse e sigurt se do ta lë Parisin këtë verë dhe ka qenë tejet i lidhur me një rikthim në një nga ish-klubet e tij, si Inter. Megjithatë, pavarësisht fjalëve për një rikthim në Atletico ditëve të fundit agjenti i lojtarit i mohon këto thashetheme.
“Nuk ka pasur negociata me Colchoneros,” Alessandro Canovi tha për Sportitalia, transmeton Klan Kosova.
Mesfushori brazilian ka kaluar katër stinorët e fundit me PSG pasi u largua nga Inter në një marrëveshje 10 milionë eurosh dhe ka fituar tre tituj të Ligue 1.
Ai më herët ka luajtur edhe për Barcelonën ku filloi karrierën dhe gjithashtu kaloi një sezon produktiv me Genoan në 2008.