Lajmet e fundit

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Thiago Alcantara është komplet i gatshëm për tu rikthyer në formacionin titullar të Bayern Munich në ndeshjen kundër Wolfsburg.
Kjo ndeshje do të zhvillohet këtë të martë, transmeton Klan Kosova.
Spanjolli ende pret për të luajtur një ndeshje në vitin 2017 pasi kishte pësuar një lëndim në nyje gjatë fazës stërvitëse në Katar muajin e kaluar.
“Thiago mund të na ndihmojë ne me kualitetin që ka.”
“Ai është gati dhe mund të luajë 90 minuta. Do të jetë pra në formacionin titullar”, ka thënë Ancelotti.
Italiani ka treguar se edhe Kimmich është stërvitur sot, duke shtuar se është i gatshëm dhe se nuk ka probleme.