Një grua në Shtërpcë ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka thyer urdhrin e gjyaktës.
Ai dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj, ka thyer urdhrin e gjykatës. Ai dyshohet të ketë kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.