Lajmet e fundit

Justin Theroux si duket është duke shfrytëzuar maksimalisht kohën që po e kalon në vendin që njihet si Qyteti i Dashurisë.
Aktori është parë të hënën në Paris duke kaluar kohë me kolegen e tij, aktoren e Spider-Man: Homecoming, Laura Harrier.
Për këtë shëtitje rrugëve të kryeqytetit francez, 47 vjeçari Theroux kishte zgjedhur një palë xhinse dhe një bluzë të zezë me një xhaketë “bomber” ngjyrë të gjelbër të mbyllur derisa 28 vjeçarja Harrier kishte veshur pantollona të kuq dhe një xhaketë të po së njëjtës ngjyrë.
Pavarësisht raportimeve të mediave, akoma nuk është konfirmuar nëse Theroux dhe Harrier janë në lidhje, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, për aktorët e njohur nuk është hera e parë që ata po kalojnë kohë së bashku në Francë.
Në muajin maj, Theroux and Harrier ishin parë në një jaht dhe në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes dhe më pas edhe në një show të Louis Vuitton.
Aktori i The Leftovers dhe Harrier – e njohur më së shumti për rolin e saj si e dashura e Peter Parker në Spider-Man: Homecoming – janë të dy fytyra (“ambasadorë”) të markës së mirënjohur Vuitton.
Theroux së fundmi ka folur për divorcin me aktoren Jennifer Aniston, në një intervistë për The New York Times – duke zbuluar se janë ndarë pa mbajtur mëri ndaj njëri-tjetrit.
Theroux dhe Aniston njoftuan në muajin shkurt se nuk janë më bashkë, pas më shumë se dy vjetësh martesë dhe gati shtatë vjetësh lidhje dashurie.