Lajmet e fundit

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se e ka therur me thikë një person tjetër.
Policia ka bërë të ditur se personi i therur ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditur me një armë të ftohtë(thikë) me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë", thuhet në raportin e policisë.