Ditën e premte në Ferizaj, një burrë u ther me thikë si shkak i një konflikti për pronë.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas që pas një përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar, e kishte goditur me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.