Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bulgarec, në Korçë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta me një bashkëmoshatar.
Siç raporton Top Channel, sherri ka ndodhur për motive banale, ndërsa i dyshuari autori është kapur nga policia, transmeton Klankosova.tv.
Burime të A2 CNN bëjnë të ditur se viktima ka marrë tre plagë, dy në shpinë dhe një në vesh.
Ndërsa mësohet se gjendja e tij është stabile, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen.
https://klankosova.tv/plagoset-me-mjet-te-mprehte-nje-15-vjecar-ne-korce/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.