Një person është therur me thikë sot rreth orës 17:00 në Fushë Kosovë.
Incidenti ka ndodhur konkretisht në rrugën "Elez Berisha".
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se është arrestuar një person i dyshuar.
"I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti", tha Ahmeti për Klankosova.tv
Ajo nuk bëri të ditur motivin e kësaj ngjarje të rëndë./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.