Një i mitur është therur me thikë mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Zaiti tha se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, po ashtu i mitur.
Ai deklaroi se rasti ka ndodhur sot në sheshin "Skënderbeu", rreth orës 09:45.
"Njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve", tha ai për Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.