Lajmet e fundit

Është therur me thikë një person në Shtime.
Bëhet e ditur, se i theruri pas ndihmës së parë në Shtime, është dërguar në QKUK, përcjell Klankosova.tv.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se afër parkingut të një kafiterie për shkaqe të panjohura e kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Shtime është dërguar në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.