Një person është therur me thikë në mbrëmjen e së shtunës në Lipjan.
Sipas policisë, ai fillimisht është dërguar në emergjencën e Lipjanit, transmeton Klankosova.tv.
Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Lipjan për tretman mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut viktima ka marrë lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë.
Policia bëri me dije se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.