Një rast i rëndë është shënuar të martën pasdite në rrugën “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë, ku një person ka mbetur i therur me thikë.
Policia, përmes raportit zyrtar, ka bërë të ditur se një burrë është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se thika është gjetur në vendin ku ka ndodhur rasti, dhe e njëjta është konfiskuar.
Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.