Një person i moshës 40-vjeçare është therur me thikë mbrëmje e sotme në Korçë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të katedrales së Korçës, ku një person ende i paidentifikuar për policinë ka qëlluar me thikë tri herë 40-vjeçarin.
I theruri me thikë ndodhet aktualisht në spitalin e Korçës, ku po i nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjike, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Dy persona janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen që ka ndodhur.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.