Tre persona janë lënduar në një rast që ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në rrugën "Ali Hadri" në Prishtinë.
Dy nga ta dyshohet se lëndimet i morën nga një mjet i mprehtë (thikë), njofton Klankosova.tv
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa një i dyshuar është arrestuar lidhur me rastin.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
"Lidhur me rrethanat e këtij rasti është nisur një hetim", tha Ahmeti.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.