Lajmet e fundit

Shefi dhe themeluesi i Telegramit, Pavel Durov, është vënë nën hetim zyrtar në Francë si pjesë e një hetimi për krimin e organizuar në aplikacionin e mesazheve, thonë prokurorët e Parisit.
Durov, 39 vjeç, nuk është caktuar në paraburgim, por është vendosur nën mbikëqyrje gjyqësore dhe duhet të paguajë një depozitë prej 5 milion euro, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Miliarderi me origjinë ruse, i cili është gjithashtu një shtetas francez, duhet të paraqitet në një stacion policie franceze dy herë në javë dhe nuk lejohet të largohet nga territori francez.
Durov u ndalua fillimisht pas mbërritjes në aeroportin Le Bourget në veri të Parisit të shtunën e kaluar nën një urdhër për shkelje në lidhje me aplikacionin.