Bashkëthemeluesi i “Uber”, Travis Kalanick do të shndërrohet në miliarder pasi investitorët kanë vendosur të marrin pjesë në këtë kompani në rritje.
Në një konsorcium të udhëhequr nga Japonia, Softbank do të blejë një pjesë të kompanisë nga aksionarët aktual si dhe aksione të reja të Uber në një marrëveshje prej 9.3 miliardë dollarësh.
Kalanick, i cili është larguar nga pozita e drejtorit ekzekutiv në qershor, është duke shitur aksione në vlerë prej 1.4 miliardë dollarëve.
Përderisa ai është vlerësuar shumë i pasur me këtë marrëveshje gjithçka do të zyrtarizohet.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.