Themeluesi i Huawei-t, Ren Zhengfi, ka thënë që kufizimet e SHBA-së do të kenë pak ndikim në shitjet e gjigantit kinez të teknologjisë.
Zhengfei tha se është duke biseduar me Google për "ndihmën emergjente" për humbjen e mundshme të shërbimeve për telefonat e mençur të Huawei.
Huawei Technologies Ltd, prodhuesi më i madh i pajisjeve të rrjetit për operatorët celularë, ka kopje rezervë nëse humb qasjen në kompetentët amerikanë, ka thënë themeluesi i kompanisë kineze, Zhengfe.
Zyrtarët amerikanë thonë se Huawei dhe shitësit e tjerë të pajisjeve të telekomunikacionit kinez janë një rrezik i sigurisë, sepse ata janë në varësi të Partisë Komuniste të Kinës. Huawei mohon akuzat për të lehtësuar spiunimin kinez.
"Kontrollet amerikane nuk do të kenë ndikim në kuadër të veprimtarisë të kompanisë sonë, dhe as në zhvillimin e një teknologjie të re të telekomunikacionit të gjeneratës së re. Ndoshta kjo mund të ndikojë në disa biznese të vogla", tha Zhengfei.
SHBA është përpjekur të bindë aleatët e saj që të shmangin Huawei si furnizues i teknologjive të komunikimit të brezit të ardhshëm - rrjetet 5G.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.