Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special ka shpallur aktgjykim në çështjen penale kundër të akuzuarit D.G.
Kjo për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, i akuzuari V.K për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe RR.S për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë, transmeton klankosova.tv.
''I akuzuari D.G është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj për veprën penale ''Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe dënim plotësues Ndalim i ushtrimit të funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike në kohëzgjatje prej 4 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim''.
''I akuzuarit V.K është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe i akuzuari RR.S është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Privimi i kundërligjshëm i lirisë''.
Përfaqësuesit e autorizuar të palëve të dëmtuara për realizimin e kërkesave pasurore juridike, udhëzohen në kontestin civil, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore.