26.04.2021 · përditësuar para 1897 dite1 min lexim
Kullat e Jasharajve në Prekaz tash e 22 vjet rrezikohen të shemben nga moskujdesja institucionale.
Ani pse u patën themeluar dy komitete ndërministrore për restaurimin dhe konservimin e kompleksit memorial "Adem Jashari", investime nuk pati, njofton Klan Kosova.
E meqë punë nuk u bë as në qeverisjen Haradinaj e as në atë Hoti, është kryeministri Kurti i cili në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të hënën bashkë me ministrat e tij aprovojnë propozimin për themelimin e një komisioni të ri.
Pos kësaj, qeveria Kurti në mbledhjen e nëntë të mbajtur, emëroi bordin drejtues të Agjencisë Rregullative të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, duke shfuqizuar vendimin e Qeverisë Hoti.
Në këtë takim u votua edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Arabisë Saudite mbi bashkëpunimin policor.
https://www.youtube.com/watch?v=khjOdTdlkfE
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.