Lajmet e fundit
Skuadra katalane dhe FIFA janë duke pasur raporte përherë e më të ndera.

Raportet e Barcelonës me FIFA-n vazhdojnë të përkeqësohen. Skuadra katalane beson se ndalesa e cila i ndalonte nënshkrimin me lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar veror ishte e panevojshme dhe pjesë e kampanjës kundër tyre nga trupa qeverisëse.
Kjo ishte një nga arsyet kryesor të prishjes së raporteve mes klubit dhe organizatës me zyrë në Zurich. Ngjarjet e fundit që përfshinë një hetim duke bërë që disa lojtarë të rinj të mos mund të regjistrohen, ka bërë që të dy palët të largohen edhe më.
Barça nuk do të dërgojë anëtarët e bordit në ngjarjet e organizuara nga FIFA. Klubi planifikon që të dërgojë disa zyrtarë të thjeshtë, siç ka bërë në ngjarjet e fundit të organizuara nga ky trup.