Lajmet e fundit
Portugezi është i pakënaqur me kërkesën e fundit të menaxherit pasi i dha fund agjërimit shtatë-mujor të golave nga gjuajta e lirë.

Cristiano Ronaldo kurrsesi nuk po mund ta përmirësojë raportin me Rafa Benitezin.
Raportet thonë se shefi i Real Madridit i ka kërkuar portugezit që t’i nënshtrohet testeve biometrike për të përmirësuar saktësinë nga gjuajtja e lirë.
Javën e shkuar, Ronaldo shënoi golin e parë nga gjuajtja e lirë në më shumë se gjashtë muaj.
Por kërkesa e fundit e Benitezit nuk është pritur aspak mirë nga ai dhe marrëdhënia me trajnerin veç është keqësuar.