Këngëtari kanadez, The Weeknd, dhe i sapo-zbuluari Roddy Ricch, udhëhoqën nominimet e ditës së hënë për American Music Awards 2020, me të nomunuarën e parë Megan Thee që “goditi” më shumë për një artiste femër.
Reperi 22 vjeçar nga California, Ricch, dhe The Weeknd fituan nga tetë nominim, përfshirë edhe çmimin e lartë – artist i vitit – ku ata do të garojnë kundër Justin Bieber, Post Malone dhe Taylor Swift.
Stallion mori pesë nominime, përfshirë artisten e re më të mirë dhe bashkëpunimin e vitit për këngën e saj të lezetshme verore “WAP” me Cardi B.
Çmimet e votuara nga fansat do të shpërndahen në një ceremoni që do të mbahet ne Los Angeles me 22 nëntor.
Muzikës latine, e cila ka parë një rritje të popullaritetit në dy vitet e fundit, iu dha një rol më i madh këtë vit me kategoritë e shtuara për albumin, këngën dhe artistët më të mirë.
Pavarësisht dominimit të çmimeve Grammy në janar me pesë fitore, 18-vjeçarja, Billie Eilish, mori vetëm dy nominime në kategorinë për artistin më të mirë alternativë të rokut dhe artistin e preferuar social.
Ndërsa Taylor Swift, e cila tashmë mban rekordin për më shumë fitore në American Music Awards, mori katër nominime për albumin e saj veror “Folklore”.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.