Lajmet e fundit

Samsung ka shtuar opsionet e lidhjes NFC dhe AirPlay2 në këtë model, në mënyrë që përdoruesit të dëgjojnë muzikë nga telefonat e tyre në televizorin e tyre, pa iu nevojitur kabllo. Për të shijuar tingullin e fuqishëm në televizorin The Serif, gjithçka që duhet të bëni është të aktivizoni aplikacionin NFC në smartphone tuaj dhe ta vendosni pranë televizorit, dhe pajisjet do të lidhen wireless vete. Për më tepër, opsioni AirPlay2 lejon çiftim të lehtë me pajisjet Apple, duke përdorur veçori të përshtatshme, siç është pasqyrimi i ekranit.
The Serif vjen me Quantum Dot AI Upscaling që siguron 100% vizibilitet të ngjyrave me më shumë se një miliard tonalitete, për një imazh realist të përsosur dhe kontraste të jashtëzakonshme. Gjithashtu, inteligjenca artificiale përmirëson dhe rregullon cilësinë e figurës së shfaqur në cilësinë 4K, pavarësisht rezolucionit aktual ose burimit nga i cili luhet përmbajtja. The Serif gjithashtu mund të zbulojë një ndryshim në sasinë e dritës në dhomë dhe të rregullojë ndriçimin optimal, falë funksionit Adjustable Picture, duke e bërë shikimin e televizorit më të këndshëm për syrin.
Më shumë informacion mbi televizorët Samsung Lifestyle TV 2020 mund tëgjendet në https://www.samsung.com/us/televisions-home-theater/tvs/the-serif/highlights/