The Rolling Stones e kanë kujtuar takimin e fundit të tyre me Charlie watts-in në një intervistë të re.
Bateristi i Stones vdiq në moshën 80 vjeçare muajin e kaluar duke lënë në zi anëtarët e tjerë të bendit.
“Kur je në një bend për kaq gjatë, është e pazakontë që të pësosh ndonjë ndryshim”, ka thënë Jagger.
“Sigurisht, ky është më i madhi që e kemi pasur. Por e kemi ndier – dhe Charlie e ka ndier – që ne duhet ta bëjmë këtë turne. Ne veçse e patëm shtyrë për një vit dhe Charlie më kishte thënë: ‘Duhet të shkosh atje. I gjithë ekipi ka qenë i papunë – nuk mund t’i lini pa punë prapë”.
https://www.youtube.com/watch?v=G3dFpQzu54w
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.