Aktori i njohur, Dwayne Johnson, ka bërë të ditur se është i hapur për të kandiduar për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"The Rock", në një cicërimë në Twitter ka shkruar se do të ishte një nder po t'i shërbente vendit nëpërmjet kësaj detyre.
Ky reagim i tij vjen pasi në një sondazh ai ka marrë mbështetje prej 46 përqind të votave për t'u bërë president i SHBA-së.
"Nuk jam i sigurt nëse baballarët tanë kanë parashikuar për president një tullac, një person me tatuazhe, gjysmë me ngjyrë, gjysmë samoan, një person që pinë tekilla dhe një person që vozit kamion - por nëse do të ndodhte kjo, për mua do të ishte një nder t'iu shërbejë njerëzve", ka shkruar Johnson.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.